Marrëveshja në Ohër, Rama: Historike! Shpresoj që ‘djalli’ të mos fshihet në detaje

19 Mars 2023, 09:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Marrëveshja në Ohër, Rama: Historike! Shpresoj që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me marrëveshjen e mbrëmshme mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në bisedimet maratonë Kosovë-Serbi dje në Ohrit. Ja si e pëshkruan Rama: 

"Një pranverë mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit (shqiptarëve dhe serbëve).

Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit,”- ka shkruar Rama në Tëitter.

Më pas Rama ka uruar pjesëmarrësit në takimin e sotëm, me dëshirën që marrëveshja të nënshkruhet së shpejti e të bëhet realitet ri.

Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,”- ka shkruar më tej kryeministri Edi Rama.
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja. Borrell dhe Lajçak, dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, ndërmjetësuan një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takim që mund të rezultojë një prej bisedave më frytdhënëse mes dy liderëve në të gjithë këto vite.

 

Po ndodh...