
“Marshim qytetar dhe civil”/ Noka për protestën e 8 shkurtit: Do jetë më madhështorja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se protesta e 8 shkurtit që ka thirrur opozita do të jetë më madhështorja e zhvilluar ndonjëherë.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Noka tregoi edhe arsyet që sipas tij qytetarët shqiptarë duhet të dalin në protestë.
Flamur Noka thotë se akuzat e Arben Ahmetaj kanë nxjerrë zbuluar luksin e qeverisë dhe kjo është një arsye e fortë që qytetarët duhet te protestojnë.
“Protesta e të shtunës është një protestë të cilën ne presim të jetë më madhështorja e zhvilluar ndonjëherë. Cdo shqiptar ka 1001 arsye për të protestuar kundër këtij regjimi. Shpopullimi, varfëria, krimi, mafia korrupsioni, luksi qeveritar janë argumente për cdo shqiptar për tu ngritur kundër kësaj qeverie.
Ne i dinim këto, por kur dalin nga numri dy i qeverisë përbën një fakt madhor. Është një protestë për shkak se sot çdo shqiptar ndihet i vjedhur, i nëpërkëmbur, jo i lirë, por i shantazhuar nga pushteti.
Deri ditën që doli Arben Ahmetaj me fakte dhe prova askush nuk e dinte që kryeministri i këtij vendi shfryhej me një luks të frenuar. Kjo gjë nuk ndodh as me sheikët.
Protesrta e të shtunës do jetë protesta e njerëzve të lirë kundër kësaj batërdie që zhvillohet në vendin tonë”, tha Flamur Noka.
Po ashtu Flamur Noka u shpreh se protesta do te jete ne formë marshimi, qytetare dhe civile.
“Ditën e shtunë ne ftojmë cdo qytetar që ndihet i vjedhur, i dhunuar, që ndjen mbi kurriz luksin dhe babëzinë qeveritare të ngrihet në këmbë. Ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e një protestë qytetare, marshim qytetar dhe civil. Unë do jem me bashkëshorten, fëmijët nipëra dhe mbesa aty në bulevard“, deklaroi deputeti i PD.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128