
Masa ‘detyrim paraqitje’, mbërrin në gjykatë ish-ministri Ilir Beqja

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Beqaj, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e gjykatës së Posaçme.
Kujtojmë se Beqajt iu komunikua masa ‘detyrim paraqitje’ ditën e shtunë në lidhje me çështjen e sterilizimit.
Beqaj, po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe për të gjykata e posaçme caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”. ish-ministri, ndonëse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion. Ai nuk bëri asnjë studim paraprak, për të vlerësuar nëse vënia në funksion e qendrës së sterilizimit, do të ishte më e favorshme ekonomikisht.
Gjyqtari Erjon Bani në vendimin për caktimin e masës së sigurisë për Beqajn, sqaroi se ministri do të duhej të kishte konstatuan fryrjen e kostove, ndërsa janë kryer shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit, për shkak se procedura e ndjekur për rastin në fjalë, nuk parashikohej nga ligji.
Në vendim analizohen edhe udhëtimet që Ilir Beqaj ka bërë me biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të kontratës koncesionare dhe që aktualisht ndodhet në burg për të njëjtën çështje. Ish-ministri Beqaj pritet të dalë të hënën përpara gjykatës në seancën e marrjes në pyetje. Ai ka deklaruar se nuk e ankimon vendimin, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për hetimin e SPAK, e nga ana tjetër ka mbrojtur koncesionin e sterilizimit.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128