PD, Mirela Karabina: Pas Ilir Beqajt fshihet Edi Rama, mbështesim SPAK-un dhe hetimin e thelluar

19 Nëntor 2023, 18:48 / POLITIKË ALFA PRESS

PD, Mirela Karabina: Pas Ilir Beqajt fshihet Edi Rama, mbështesim SPAK-un

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina ka deklaruar se dhënia e masës së sigurisë nga SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt, është tregues se qeveria është e “zhytur” në korrupsion.

Ajo deklaron ndër të tjera se PD është denoncuesja e parë e kësaj afere, ndërsa shpreh mbështetje për SPAK në një hetim të plotë dhe zbardhjen deri në fund të koncesionit të sterilizimit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, ZËDHËNËSJA MIRELA KARABINA

Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur në mbështetjen e saj për çdo hetim dhe për çuarjen përpara drejtësisë të çdo zyrtari të korruptuar në këtë vend.

Shqiptarëve u ka munguar drejtësia, ndaj ata presin të vërtetohen akuzat penale në mënyrë që të ndërpritet balta dhe tymnaja politike.

Vetëm kështu mund të merret vesh e vërteta dhe koha e pandëshkueshmërisë të marrë fund.

Dhënia e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për koncensionin e sterilizimit, është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne si Parti Demokratike jo vetëm që e kemi denoncuar të parët këtë aferë, por shprehim mbështetjen tonë maksimale për organin e akuzës dhe kërkojmë që çështja të hetohet me profesionalizëm dhe me korrektësi.

Ne si Parti Demokratike kërkojmë nga SPAK që njëkohësisht të vijohet me inceneratorët dhe aferat e tjera të kësaj mazhorance, të cilat ne vazhdimisht i kemi bërë publike.

Dhënia e masës ndaj Ilir Beqajt, mikut të ngushtë të Edi Ramës, është treguesi më i qartë se kjo qeveri është e mbytur në zullume dhe në korrupsion.

40 hajdutët e mazhorancës kanë Edi Ramën në krye, ndaj çdo hetim dhe fillim çështjeje penale, në të vërtetë është ngushtim laku për shefin e tyre.

Partia Demokratike si e vetmja forcë euro-atlantike inkurajon hetimet, shpreh mbështetjen e saj dhe siguron shqiptarët se do të vijojë të denoncojë aferat korruptive të kësaj qeverie.

Po ndodh...

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128