Mashtrim apo pafuqi?!/ Shihni përbetimet e Berishës dhe të Metajt për “Revolucionin e Shtatorit” që iku!

22 Shtator 2022, 17:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Mashtrim apo pafuqi?!/ Shihni përbetimet e Berishës dhe të Metajt

Këtë të enjte kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit Sali Berisha deklaroi falimentimin e tij dhe të opozitës që përfaqëson për ta djegur muajin shtatorë me protesta kundër regjimit të Edi Ramës.

Bashkëluftëtari tjetër i tij, Ilir Metaj, e ka shpallur këtë falimentim më herët me tubimin te oborri i Inceneratorëve dhe më pas rikthimit të takimeve në salla të mbyllura me anëtarët e Partisë së Lirisë.

Berisha në Parlament nuk foli më për protesta të organizuar prej tij dhe Ilir Metaj siç kishin premtuar, por bëri thirrje populiste për popullin, sindikatat, bizneset dhe çdo shtrese tjetër shoqërore që “të ngrihen vetë”.

“Revolucioni i Shtatorit” për të cilin ishin përbetuar Berisha dhe Metaj, duket se u shua së bashku me këtë muaj nga i cili ka mbetur vetëm një javë.

 Për të parë fryrjen dhe çfryrjen e këtij “revolucioni” mund të ndiqni më poshtë këtë video-kujtesë të përgatitur nga Nova Media Albania:

Po ndodh...