''Mazhorancës i duket sikur neve na kanë punësuar'', Korreshi zbulon lëvizjen e radhës që pritet të ndodh nesër në Kuvend

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një studio televizive foli për zhvillimet e fundit në Kuvend dhe për mosbindjen civile të opozitës. Korreshi u shpreh se nesër në parlament pritet të vazhdojë e njëjta gjë dhe se opozita është imponuar në këto lloj sjelljeje nga mënyra si mazhoranca po e trajton opozitën.
‘’Nesër pritet të vazhdojë e njëjta gjë duke parë dhe kursi i mazhorancës që kërkon gjithnjë e më tepër ta injorojë opozitën.
Duke parë se atyre u duket sikur neve na kanë punësuar dhe nuk po i bindemi punëdhënësit, ndërkohë që harrojnë se neve na kanë votuar 650 mijë shqiptarë të tjerë që nuk e deshën këtë mazhorancë.
Pra me një fjalë ata janë të vendosur të mos ja njohin të drejtat kushtetuese.
Edhe ne nga ana tjetër po imponohemi me këtë lloj sjelljeje, e jona është pasojë e asaj që ata po mundohen të krijojnë dhe ta trajtojnë opozitën.
Ne kemi qenë të papërjashtuar dhe herën e fundit na ra drrasa në kokë. Garda ka kontrolluar gratë në trup. Situatë absurde që polecat burra kontrollojnë gratë’’, tha ndër të tjera Korreshi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





