Mbledhja/ Njësoj si me Vlorën, Rama në bashkinë e Fierit, kërkon dorëheqjen e gjithë drejtorëve
8 Korrik 2025, 16:54 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë së Fierit.
Burime bëjnë me dije se në takimin me dyer të mbyllura që kryeministri mbajti sot me drejtuesit vendorë të bashkisë dhe deputetët të Fierit, Rama foli me tone të larta për zaptimin e hapësirave publike. Për rrjedhojë ai kërkoi dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit.
Pas Fierit kryeministri do të shkojë sot në Durrës, ku do të zhvillojë takim me drejtuesit vendorë dhe deputetët e Durrësit. Mbledhja do të zhvillohet në kuadër të aksionit që kryeministri ka ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike.
Disa ditë më parë kryeministri Rama urdhëroi dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë së Vlorë, për shkak të zaptimit të hapësirave publike.
Po ndodh...
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

