Mblidhet grupi PS-Rithemelim për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi sulmon SPAK!

E dyta mbledhje e atij që njihet si Grupi i Dialogut 3+3 mes shumicës socialiste dhe Rithemelimit shërbeu për një vijim të ri të punës të Komisionit të Reformës zgjedhore.
Por pa PD zyrtare të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajn si bashkë-kryetar të kësaj reforme. Oerd Bylykbashi deklaroi se për këtë grup dialogu reforma zgjedhore është prioritare. Por në mbledhjen në fjalë Bylykbashi gjatë fjalës së tij ka sulmuar SPAK, i cili sipas tij nuk bën detyrën për krimet zgjedhore.
“Do të kërkojmë ndihmë për ekspertë nga OSBE ODIHR”- tha mes të tjerave Bylykbashi.
Gjithashtu ai kërkoi forcimin e ndëshkimit penal për krime zgjedhore dhe akuzoi Prokurorinë e Posaçme.
“SPAK dhe prokuroritë nuk e kanë bërë si duhet detyrën për këtë çështje.”
Grupi Dialogu vendosi se kush do të jenë ekspertët të cilët do të punojnë me ta. Nga Partia Socialiste janë zgjedhur Eridjan Salianji dhe Viktor Gumi, ndërsa nga Rithemelimi Ivi Kaso dhe Silva Caka.
-
-
Kupola e Bashkisë në pranga, Erion Veliaj thirret në SPAK
5 Prill, 20:31 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



