
Mblidhet sot "Territorialja", nis edhe "Zgjedhorja", në 17:00 seanca plenare

Që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm është mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë Komisioni për Reformën Territoriale, ku ekspertët e opozitës do të publikojnë variantin final me propozime. Palët tashmë i kanë bërë të ditura qendrimet e tyre, ku PD me Sali Berishën kërkon një zgjerim të njësive të qeverisjes vendore, me 95 bashki dhe 5 rajone, ndërsa grupi i deputetëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kërkon 61 bashki dhe 6 rajone.
Ndërkohë që nga ana tjetër, Partia Socialiste qëndron tek varianti për të mbajtur ndarjen territoriale aktuale me 61 bashki. PS pranon të negociojë vetëm me grupin e Alibeajt dhe të pranojë zgjerimin me një numër të vogël bashkish.
Reforma e re territoriale që pritet të kalojë në javët e ardhshme në Parlament nuk dihet nëse do të hyjë në fuqi që në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Paralelisht me Territorialen në orën 15:00, Kuvendi do të vazhdojë punimet me Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, që drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë që në orën 17:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare.
ide

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128