“Më ofendoi dhe kërcënoi”/ Çuçi përjashton Flamur Nokën nga Komisioni
17 Nëntor 2025, 15:21 / POLITIKË

Gjatë mbledhjes në Komisionin për Çështjet e Brendshme ku po raportonte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka ndodhur një incident mes drejtuesit të komisionit, Bledi Çuçi dhe deputetit të PD, Flamur Noka.
Pas rifillimit, Çuçi lexoi rregulloren duke deklaruar përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca dhe i kërkoi atij të lërë sallën.
“Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore e komisionit për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem lëreni mbledhjen, jeni i përjashtuar, sepse pengon punimet e seancës, fyen, kërcënon drejtuesin e seancës dhe drejtuesin e institucionit. Lëreni sallën të vazhdojë punimet. Po vazhdove do ti kërkoj parlamenti të kërkojë 10 ditë përjashtim. Lereni sallën, jeni i përjashtuar”, tha Çuçi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
