Media greke/ Ja mesazhi që DASH i ka dërguar Shqipërisë për çështjen Beleri

Media greke Ekathemerini shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dërguar një mesazh autoriteteve shqiptare se Uashingtoni pret që të respektohet shteti i së drejtës në rastin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, por të pa betuar, Fredi Beleri.
Duke iu përgjigjur korrespondentëve të gazetës Ekathemerini në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha, “ne jemi në dijeni të rastit dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin procesin e duhur sipas ligjeve të vendit”.
Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Prokuroia e akuzon fituesin e zgjedhjeve në Himarë se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.
Mbajtja e tij në burg ka sjellë një përplasje me Athinën zyrtare e cila e akuzon qeverinë shqiptare se po emban në qeli politikisht Fredi Belerin për të mos i lejuar betimin si kryebashkiak.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
