Edhe Mediu del kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Të shtyhet diskutimi! Po bëhet për pazare okulte!

26 Korrik 2024, 11:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Edhe Mediu del kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor: Të shtyhet

Deputeti Fatmir Mediu është shprehur kundër ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor.

Sipas Mediut me këtë temë po bëhet për pazare okulte, ndërkohë që shton se është absurde që të ndryshojnë gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë e votës.

Për pazare okulte të kalojnë ndryshme të Kodit Zgjedhor ku shqiptarët kanë pritur më ndryshe. Do të ishte absurde që ne të ndryshojmë për gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë e votës. Pas një pune të një komisioni të ngritur tërësisht jo funksional, dh epa transparencë është në nevojë të çdo qytetari shqiptar që të di se çfarë po bëhet. Të shtyhet diskutimi për kodin Zgjedhor, se është i padrejtë’, tha Mediu.

Nga ana tjetër i është përgjigjur nënkryetarja Ermonela Felaj.

Janë trajtuar me korrektësi të plotë. Sot janë regjistruar disa kolegë deputetë për të diksutuar mbi këtë pikë të rendit të ditës’, tha Felaj.

Ndërsa deputeti Asllan Dogjani kërkoi që votimi të behet i fshehtë. ‘Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen me votim të fshehtë. Rama do të marrë peng jo vetëm deputetët por gjithë Shqipërinë.

 

Po ndodh...

ide