Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë, çelësi për bllokimin e migracionit të parregullt

Kryeministrja italiane Georgia Meloni deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët është çelësi për bllokimin e migracionit të parregullt.
Jam e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se kjo marrëveshje është çelësi i bllokimit të migracionit të parregullt, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në emisionin ”Porta a Porta”, të transmetuar dje në mbrëmje në RAI1.
“Nëse kontrabandisti e gjen veten jashtë kufijve evropianë, atëherë kjo është pengesa më e madhe që mund t’i vendosni. Është hera e parë që trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënojnë me vdekje”, theksoi ajo.
“Argumentet me të cilat Gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u pa nga shumë njerëz si një argument më afër një fletëpalosjeje propagandistike se një dokument gjykate”, shtoi Meloni.
”Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në plan propagandistik, në plan ligjor është më i dobët”, tha Meloni.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


