Foto-Lajm/ Opozita me këmbë përpjetë, mazhoranca e relaksuar!!

30 Korrik 2024, 19:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Foto-Lajm/ Opozita me këmbë përpjetë,  mazhoranca e
Deputeti Edi Paloka vendosi të pres votimin për kryeparlamentaren Spiropali, në mënyrë të pazakontë në seancë plenare. I ulur në vendin e tij dhe teksa në sallë kishte tensione përgjatë foltores me deputetët Bardhi e Noka, Paloka i relaksuar vendosi këmbët në tavolinën e deputetit dhe po shikonte telefonin.

Nga ana tjetër ndërkohë që votohej Elisa Spiropali si kryetare Kuvendi dhe ministrat e rinj, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe një grusht deputetësh që bënin si të revoltuar, hidhnin letra në shenjë proteste. Ministrat dhe vetë lideri i tyre suprem Edi Rama që shijonte teatrin e rradhës opozitë-pozitë, u shfaqën të qeshur ndërkohë që mbaronin punë me votimin. E gjithë seanca-teatër mund të përshkruhet me vetëm një fjali: Opozita këmbëpërpjetë, mazhoranca ecën përpara e relaksuat!/Alfapress.al