Meta e quajti ‘Zeqineja e SPAK’, Kryemadhi i përgjigjet flakë për flakë: Mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim ironik e thumbues.
Ajo mohon të jetë e penguar për të udhëtuar jashtë vendit dhe shprehet se ka vizë amerikane me hyrje-dalje të shumta.
Kryemadhi thumbon Metën duke e quajtur “fans i Zegjinesë”, ndërsa përmend edhe Tedi Blushin si “fansi i garderobës së saj”.
Postimi i Monika Kryemadhit:
Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë”.
Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër dhe përveç ditës që drejtësia ka vendosur të jem në “detyrim paraqitje” pranë SPAK.
Siç e shikoni, viza amerikane është me disa hyrje-dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse.
Nuk kam nevojë të marrë leje askund, madje as fansit të Zegjinesë, e as fansit të garderobës sime Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam viza pune.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
