Meta ‘thirrje’ për situatën në Kosovë: Të shmangen provokimet

Pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës ka reaguar dhe ish-presidenti i vendit Ilir Meta duke e dënuar çdo sulm ndaj policisë dhe forcave të sigurisë.
Përmes një postimi në Facebook Meta bën thirrje për të shmangur çdo provokim apo përshkallëzim të tensioneve në mënyrë që të mos cenohet paqja dhe stabiliteti i Kosovës apo gjithë rajonit.
Postimi i plotë:
Mbështet plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.
Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran.
-
-
Skemë e lirë 1 gusht
1 Gusht, 00:03
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


