“Mos bëni gabim të më merrni telefonin tim” - Rama për deklaratën ndaj SPAK: Ishte batutë, se për ta marrë...

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Repolitix, u pyet edhe për deklaratën e tij se prokurorët s’duhet të bëjnë gabim që t’i marrin telefonin.
Kreu i PS tha se ishte një batutë pasi për ta marrë telefonin e tij duhet shkuar në parlament.
“Kjo e telefonit është batutë, sepse telefonin tim për ta marrë, duhet shkuar në parlament, e tjerë, e tjerë.
Ajo është batutë dhe është batutë që lidhet me ç'ka ndodh me shumë telefona që i janë marrë njerëzve rrugëve.
Ishte batutë, për gjithë ata që janë në parlament ka procedura të tjera. Nuk ka qenë fare lidhja konkrete me telefonin tim”, u shpreh Rama.
Lidhur me deklaratën se s’do të pranojë më arrestime pa gjyq të SPAK dhe vendimet si noter të GJKKO, kreu i qeverisë tha:
“E kam ngritur vazhdimisht problemin dhe ne kemi problem shumë të madh si shtet, që jemi në listën e zezë të Komitetit të Torturës për paraburgimet. Kjo ka qenë gjithmonë ajo që unë kam pasur si shqetësim”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

