Ndarja e PD-së/ Sefa: Nuk jemi ndarë për vulën, por për ''non gratën'' dhe vizionet e ndryshme për vendin

12 Qershor 2024, 22:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndarja e PD-së/ Sefa: Nuk jemi ndarë për vulën, por për

Sekretari ligjor Indrit Sefa i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se PD nuk u nda për vulën por për ‘’non gratën’’ duke iu referuar Berishës si dhe vizioneve të ndryshme për të ardhmen e vendit.

Sefa: Unë e kam thënë gjithnjë që bashkimet mekanike nuk janë frytdhënëse dhe këtë e kam bindje.

Bashkimet ose janë në bazën e ideve dhe të vizioneve të ngjashme për të cilat mendojmë njësoj ose nuk kanë vlerë pse të bëhen.