Donald Trump lejon anije të huaja për furnizime energjetike, masa 60-ditore për të ulur çmimet

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi një përjashtim 60-ditor nga rregullat e transportit detar të Jones Act.
Qëllimi është të lehtësohet furnizimi me karburante dhe plehra kimike, duke përballuar rritjen e çmimeve dhe problemet në zinxhirët e furnizimit të shkaktuara nga konflikti me Iran.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, masa do të mundësojë transportin pa pengesa të burimeve jetike si nafta, gazi natyror, plehrat dhe qymyri drejt porteve amerikane gjatë këtyre 60 ditëve.
Çmimet e benzinës kanë pësuar rritje që nga nisja e sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, duke ndikuar veçanërisht në funksionimin e Ngushtica e Hormuzit, ku kalon një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz të lëngshëm.
Përjashtimi përkohshëm lejon që edhe anijet e huaja të kryejnë transport ndërmjet porteve amerikane, duke përshpejtuar furnizimet dhe ulur potencialisht kostot.
Megjithatë, analistët vlerësojnë se ndikimi në çmimet e karburanteve për konsumatorët do të mbetet i kufizuar.
Kjo masë vjen në një kohë kur administrata amerikane po përballet me presion për të mbajtur çmimet e karburanteve të përballueshme për qytetarët.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128