EMRI/ Shpërndante lëndë narkotike në Shkodër, arrestohet anëtari 48-vjeçar i një grupi kriminal

Policia në Shkodër ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Bëhet fjalë për shtetasin Emiljan Hajdaraj i cili ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër me 4 vjet e 8 muaj burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ai konsiderohet pjesë e një grupi kriminal që vepronte në shpërndarjen e lëndëve narkotike në Shkodër. Ky grup ishte goditur më herët nga policia gjatë operacionit të koduar Operacioni Buna 2021.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Wanted 2”, pas kontrolleve dhe informacioneve të siguruara nga strukturat e hetimit të narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin e Shkodrës.
Pas ndalimit, materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128