Igli Tare takohet me agjentin e yllit italian, synohet transferimi i tij në verë

18 Mars 2026, 15:10 / SPORT ALFA PRESS

Igli Tare takohet me agjentin e yllit italian, synohet transferimi i tij në

Sipas Tuttosport, drejtori i Milanit, Igli Tare, është takuar me një nga agjentët e Mateo Retegui, teksa kuqezinjtë synojnë të transferojnë një sulmues të ri. Megjithatë, sulmuesi i Italisë do të duhet të ulë pagën e tij për të realizuar një transferim veror.

Drejtori sportiv i Milanit, Tare, raportohet se ka zhvilluar një takim me një anëtar të rrethit të Reteguit, Alessandro Moggi.

Sipas raportimeve, Retegui është rikthyer në radarin e kuqezinjve, teksa gjigantët e Serie A janë në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin 2026/27.

Milan pritet të mos e bëjë të përhershëm transferimin e Niclas Fullkrug në fund të sezonit, ndërsa Retegui ka qenë në listën e tyre edhe më parë, përfshirë verën e kaluar, kur reprezentuesi italian iu bashkua Al-Qadisiya nga Atalanta për rreth 70 milionë euro.

Retegui ka shënuar 15 gola në 25 paraqitje këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë i Italisë nën drejtimin e trajnerit të ri, Gennaro Gattuso.

Sulmuesi është i vetëdijshëm se duhet të ulë pagën e tij prej 16 milionë eurosh në sezon nëse dëshiron të transferohet te Milan gjatë verës.

Sipas raportit, kuqezinjtë mund t’i ofrojnë rreth 5 milionë euro në vit deri në vitin 2031, ndërsa kërkesa e Al-Qadisiya për kartonin e tij sillet rreth 45-50 milionë euro.

Tuttosport konfirmon gjithashtu se Retegui nuk është objektivi i vetëm i Milanit për repartin ofensiv sezonin e ardhshëm, pasi edhe ylli i Fiorentina, Moise Kean, ndodhet në listën e dëshirave të kuqezinjve.

Po ndodh...