Nga PPSH te PPE/ Kur u krijua Partia Popullore Europiane 50 vite më parë, Berisha kishte 8 vite që militonte në Partinë e Punës!
Këtë të mërkurë, (18 Mars 2028), Partia Popullore Europiane feston 50 vjetorin e krijimit të saj. Me këtë rast në Bruksel, janë mbledhur qindra përfaqësues të partive të së Djathtë në Europë, pjesëtar të PPE, për të nderuar këtë përvjetor të rëndësishëm. Personalitete të së djathtës europiane, shumica në pushtet në vendet e tyre, takohen jo vetëm për të festuar por më së shumti për të përcaktuar strategjitë e të djathtës europiane në këtë situatë të trazuar globale, jo vetëm politike.
Një “dinozaur” ish-komunist mes antikomunistëve!
Mes pjesëmarrësve të shumtë në këtë event të rëndësishëm, ndodhet edhe një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë, anëtare e asociuar e këtij grupimi të madh politik i kryesuar nga kryetari i saj, Sali Berisha.
Në datën 18 mars të vitit 1977, u themelua Partia Popullore Europiane, (EPP), si një bashkim forcash politike të qendrës të së djathtës europiane në kulmin e Luftës së Ftohtë, me komunizmin të shtrirë në gati gjysmën e kontinentit tonë dhe i instaluar me një regjim të egër në Shqipëri. Pikërisht në këtë periudhë, Sali Berisha, punonte si mjek-kardiolog, në spitalin e Tiranës. Aty ishte njëkohësisht edhe anëtarë i organizatës së PPSH, ku ishte pranuar si komunist në vitin 1968.
Pra kur themelohej organizimi më i madh politik i djathtë në Europë, Partia Popullore Europiane, Sali Berisha kishte plot 8 vite që militonte në Partinë e Punës (Komuniste) të Shqipërisë. Dy vite më vonë do të bëhej edhe Sekretar i kësaj partie për spitalin e Tiranës dhe automatikisht, një nga mjekët e pranuar të elitës komuniste dhe familjes së diktatorit Enver Hoxha.
Berisha që nga viti 1991 kur dorëzoi teserën e Partisë së Punës ku militonte prej 23 vitesh, pasi mori drejtimin e Partisë së Demokratike në vitin 1991, ka qenë me dhjetëra herë në aktivitete të PPE. Por sot ai shfaqet aty më shumë se kurrë, si një “dinozaur” i paprecedentë. Të djathtët europianë që ai ka takuar gjatë viteve 90-të, sot në këtë 50- vjetor të PPE, ose e kanë mbyllur me politikën dhe kanë dalë të gjithë në pension ose kanë ndërruar jetë. Dhe Berisha këtë herë shfaqet aty, jo vetëm si një ish- komunist i shquar mes pasardhësve të të djathtëve anti-komunist europianë, por edhe me fatura korrupsioni, pengimi të Drejtësisë dhe shkatërrimit të së djathtës shqiptare, si një alternativë fituese pushteti.
Që pas shpalljes “Non Grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, Sali Berisha, vazhdon që të jetë një politikan i izoluar nga politika euro-atlantike. Pas rimarrjes me mënyra ekstra-ligjore të drejtimit të PD, (Rithemelimi dhe pasoja e tij me marrjen e Vulës së partisë, po hetohen nga SPAK), PD nën drejtimin e Berishës fitoi statusin e ftesave në takime të PPE. Duke shfrytëzuar postin e kryetarit, Sali Berisha, ka arritur që të marrë nga pak oksigjen duke u shfaqur në evente të së djathtës europiane dhe botërore, duke shfrytëzuar blindimin e tij si kryetar i Partisë Demokratike.
Por pavarësisht këtyre “flladitjeve”, Berisha, nuk ka mundur dot më që të sigurojë asnjë pritje apo takim bilateral me udhëheqësit e të djathtës evropiane, të cilët më së shumti drejtojnë edhe qeveritë në vendet e tyre respektive. Ky distancim-izolim i Berishës nga Perëndimi, nuk ka të bëjë edhe aq me të shkuarën e tij komuniste deri përpara vitit 1991, (Të cilën ja kapërdinë për një kohë të gjatë), por më së shumti me të shkuarën e tij kur ka drejtuar Shqipërinë si “demokrat” dhe të tashmen si luftëtar i hapur kundër drejtësisë së re të ideuar, bekuar dhe mbrojtur prej tyre.
Fatura që duhet të paguajë Partia Demokratike ndaj partnerëve të vetë perëndimorë është thjesht fatura që duhet të paguajë Sali Berisha personalisht dhe familjarisht në SPAK dhe GJKKO, të cilat investohen, mbrohen dhe garantohen nga Perëndimi dhe PPE.
Çfarë ishte PPSH ku Berisha militoi 23 vite dhe çfarë është PPE, ku shkon si kryetar i PD?
Partia e Punës e Shqipërisë, (PPSH), ku Sali Berisha militoi plot 23 vite si komunist i devotshëm, duke bërë edhe karrierë si Sekretar Partie, ishte organizata e vetme politike sunduese në Shqipëri gjatë periudhës së sistemit socialist (1944–1991). Ajo kontrollonte çdo aspekt të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit, duke u mbështetur në ideologjinë marksiste-leniniste.
De fakto u themelua më 8 nëntor 1941 me emrin Partia Komuniste e Shqipërisë, (PKSH), nën drejtimin e Enver Hoxhës dhe me ndihmën e emisarëve jugosllavë. Në vitin 1948, pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, emri u ndryshua në Partia e Punës e Shqipërisë. Në vitin 1991 ajo ndryshoi sërish emrin në, Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila aktualisht qeverisë vendin e pa shqetësuar nga sfiduesja e saj PD, e cila drejtohet ende nga një ish-anëtar i PPSH.
Për katër dekada, figura e Enver Hoxhës u hyjnizua, duke u konsideruar si arkitekti i çdo arritjeje kombëtare. Aktualisht edhe në PS edhe në Partinë Demokratike, ka vetëm një “Lider Suprem” i cili “hyjnizohet” njësoj siç bënin komunistët me Enver Hoxhën.
PPSH-ja ishte një parti e cila futi vendin në izolim total ndërkombëtarë. Drejt kësaj rruge në kushte po ecën aktualisht edhe kryeministri Rama duke mbrojtur korrupsionin dhe sulmuar Drejësinë. Edhe izolimi aktual i PD nga ndërkombëtarët është një terren të cilin Sali Berisha, si ish-anëtar aktiv i PPSH, e njeh mirë.
PPSH-ja e ushtronte kontrollin e saj përmes disa instrumenteve kryesore më efikasi, Sigurimi i Shtetit: Policia sekrete që eliminonte kundërshtarët politikë dhe mbante shoqërinë nën mbikëqyrje. Aktualisht e njëjta gjë ndodh në pasardhësen e saj PS, ku Edi Rama eliminon çdo zë kundër dhe po njësoj në PD-në e Berishës, ku çdo zë që kritikon atë shpallet bashkëpunëtor i “armikut” Rama, me të cilin Berisha bashkëpunon politikisht dhe ekonomikisht, sa herë që duhet për mbijetesën e të dyve.
Nga ana tjetër, Partia Popullore Europiane (EPP) është familja më e madhe politike transnacionale në Europë, duke përfaqësuar qendrën e djathtë. E themeluar në vitin 1976 nga parti demokristiane, ajo është sot forca kryesore në Bashkimin Europian. Rrënjët e saj janë te vlerat humane dhe etike kristiane, duke promovuar dinjitetin njerëzor dhe lirinë.
Konservatorizmi Liberal është në themel të PPE: Mbron vlerat tradicionale dhe stabilitetin, por duke mbështetur tregun e lirë dhe reformat ekonomike. Pro-Europianizmi: Është forca më aktive për integrimin europian dhe forcimin e institucioneve të BE-së. PPE mban aktualisht pozita kyçe drejtuese në Institucionet e BE.
Në Parlamenti Europian ajo ka grupin më të madh parlamentar (Grupi PPE), gjë që i jep fuqi vendimmarrëse mbi ligjet e BE-së. Shumë nga presidentët e fundit të Komisionit Europian, (Ursula von der Leyen), vijnë nga radhët e kësaj partie. Kurse Këshilli Europian përfshin shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga vendet anëtare, që i përkasin partive anëtare të PPE-së.
PPE përbëhet nga mbi 80 parti nga më shumë se 40 vende. Disa nga partitë më të njohura janë CDU (Gjermani), Partido Popular (Spanjë) dhe Les Républicains (Francë).
Nga Shqipëria, Partia Demokratike (PD) është anëtare e asociuar e PPE-së dhe ndan parimisht, të njëjtën platformë politike me këtë familje europiane./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
