
''Në listën e kandidatëve futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë...''/ Tjetër aleat i 'Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës

Një tjetër aleat i vogël i koalicionit PD Aleanca Shqipëria Madhështore’ dëshmon se partitë e vogla janë thjesht ‘kukulla’ ndërsa gjithça tjetër vendoset nga PD e Sali Berisha.
Kryetari i Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, Zef Shtjefni në një intervistë për emisionin ‘Studio e hapur’ në Report Tv zbulon prapaskenat e negociatave, çfarë ju premtua nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe më pas e kuptuan se gjithçka ishte gënjeshtër.
“Unë bëra takim me Flamur Nokën. Ramë dakord që kryetarët e partive të jenë në listë të hapur në qarkun e Tiranës. Unë i thashë dua të jem në listë të hapur që partia të ketë vota të matshme nesër. Erdhi momenti, por nuk na thirrën dhe caktuan disa persona që kishin vendosur ata. Nuk më shkel dot me këmbë. Kam krijuar partia Ora e Shqipërisë’ kur PD ishte në pushtet. Unë nuk duroj dot hajdutët” tha ai për gazetarin Arbër Hitaj.
Shtjefni thotë se në listat e PD-së ka ende njerëz të Sorosit.
“Në atë listë ka dhe njerëz të Sorosit përsëri. Këta e shajnë dhe këtej fusin njerëzit e tyre. Partia është anëtare e koalicionit por nuk më ndalon kush të them të vërtetën. Unë e dija që nuk dal deputet, por 2 mijë votat e mija i shkonin partisë Ora e Shqipërisë”
Pyetje: Përse ndodhi?
Në 2022 Berisha na thirri disa kryetarë partishë. I thashë primaret nuk do të japin sukses. Po vinin zgjedhjet vendore të 2023. Psh Kamza, unë kam qenë nënkryetar I bashkisë. E di ku janë dhe si merren votat. Atje duhet o kuksian ose dibran. Jo të futësh një tropojan. Ai ishte shumë I mirë por nuk merr vota. Siç ndodhi dhe me Vorën. Ke çuar një person nga Tirana por nuk merr vota.
Regjistrova partinë në KQZ, më pas u bë koalicioni. Kur ishte puna tek listat,pastaj ishte dështim. Nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128