
Turqia në ‘flakë’ pas arrestimit të Imamoglu! Hidhen bomba molotov drejt turmave protestuese

Policia turke përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës këtë mbrëmje ndaj njerëzve që ishin mbledhur para bashkisë së Stambollit, pas një thirrjeje nga partia CHP e kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, raportojnë korrespondentët e Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
Megjithatë, për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar. Për të dytën natët, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, mijëra qytetarë dhe mbështetës të Partisë Popullore Republikane u mblodhën jashtë godinës së Bashkisë.
Sipas raportimeve, grumbullimi i sotëm pritet të jetë edhe më i madh se ai i djeshëm. Megjithatë, duket se numri i punonjësve të policisë në zonë do të jetë trefish më i madh se dje.
Kujtojmë se policia bastisi shtëpinë e Imamoglu të mërkurën herët në mëngjes dhe e arrestoi atë me akuza për korrupsion, ndërsa CHP e përshkruan arrestimin e tij si “një tentativë grusht shteti kundër presidentit tonë të ardhshëm”.
]Mediat raportuan gjithashtu se një hetim i dytë është duke u zhvilluar kundër tij, me akuzën e supozimit të mbështetjes për PKK-në, e cila konsiderohet një organizatë terroriste në Turqi.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128