Nesër GJKKO jep vendimin për Berishën, pala mbrojtëse e ish-kryeministrit depoziton kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka
29 Dhjetor 2023, 13:40 / POLITIKË

Pasi gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ditën e sotme pala mbrojtëse e ish-kryeministrit ka mbërritur për të marrë vendimin e arsyetuar.
Mësohet se mesditën e sotme avokatët e Berishës, janë paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme për të marrë vendimin e arsyetuar të gjyqtares Rudina Palloj.
Avokatët e ish-kreut të qeverisë, Sali Berisha, kanë pohuar se para orarit zyrtar, do të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.
Kujtojmë se sot është dita e fundit për dorëzimin e kësaj kërkesë, ndërsa ditën e nesërme pritet që GJKKO të japë vendimin lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj Berishës, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


