'Nga “7 ministra në udhëtime sekrete” te 6+1 udhëtimet e vetë gazetarit', Rama replikon me Blendi Fevziun: Në kufirin e Venezuelës policia e kthente mbrapsht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili ngriti alarmin live në studio se “të paktën 7 ministra” udhëtojnë privat jashtë vendit fundjavave, ndërsa në televizione transmetohen pamje sikur janë në punë.
Sipas Ramës, pretendimi nuk mbështetet në asnjë fakt zyrtar, ndërsa “kasetat” për të cilat flet Fevziu, prej vitesh nuk ekzistojnë më as si koncept. Kryeministri shkon edhe më tej me ironi, duke e lidhur “bubullimën” e gazetarit me udhëtimet e tij të shpeshta në Amerikën Latine.
Rama përmend 6+1 udhëtime të Fevziut, nga mëngjeset me llapingachos në Ekuador te kafenë Caranavi në Bolivi, ndërkohë që në Shqipëri “Opinion” transmetohej sikur moderatori ishte në studio. Madje, sipas tij, një nga këto udhëtime përfundoi me kthimin mbrapsht të Fevziut nga policia venezuelane, ndërsa në ekran ai “i kërkonte llogari policisë shqiptare”
REAGIMI I RAMES
Blendi Fevziu i paskej rënë fort fare mbrëmë këmbanës së alarmit, duke deklaruar live në sallonin e tij se ka me fakte që “të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë”…
“Këtë jua garantoj”, ka thënë Fevziu, duke shtuar se “kjo është praktikë e paprecedentë, jashtë çdo standardi demokratik dhe nuk përdoret në asnjë vend tjetër të botës”.
Jo vetëm garancia e dhënë nga Fevziu nuk gjen mbështetje në asnjë fakt të regjistrit të udhëtimeve të ministrave (të cilët edhe kur dalin për arsye personale jashtë vendit e bëjnë me një kërkesë për leje dhe vetëm me miratim) po është kaq larg realitetit, sa edhe vetë fakti që prej vitesh s’ka më kaseta në nahijen tonë:-)
E vetmja arsye që unë i gjej kësaj bubullime janë 7 udhëtimet e fundit të Fevziut në Amerikën Latine, ku Fevziu bashkë me Baton Haxhiun, andej hante mëngjes me llapingachos në Ekuador ose rrufiste kafen e famshme Caranavi 8500 këmbë mbi nivelin e detit në Bolivi dhe këtej grindej live në Opinion deri në mesnatë po me Batonin - natyrisht bashkë me korin e llazoreve të sallonit të tij - sa për kronikën e zezë të javës e sa për përgjimet e zbardhura të ditës…
E që të jem korrekt me faktet, udhëtimet mbetën 6 sepse teksa kaseta e TV Klanit, transmetonte Fevziun që i kërkonte llogari live natën në ekran policisë shqiptare për gjendjen e rendit publik, Fevziu i vërtetë i jepte llogari live paradite policisë venezuelane pse dreqin donte të hynte në atë vend. Dhe ndërkohë që live këtej në Opinion, Fevziu me kostum e kravatë nxiste deri vonë sherrin e panelit me policinë, live andej në kufirin e Venezuelës policia e kthente mbrapsht Fevziun me këmishë me lule e kapele kashte, duke e konsideruar një demokrat shumë fanatik për të vizituar atë narkodiktaturë shumë krenare.
Kjo shaka e mbështetur në fakte reale, ishte goxha më shumë se gjysma e të vërtetës dhe nuk kishte absolutisht qëllim të nxirrte ndonjë inat të paprecedent jashtë çdo standarti demokratik me Blendi Fevziun, sepse është liria e tij të shkojë ku të dojë dhe e drejta e TV Klanit që ta transmetojë Opinionin live në mungesë të Fevziut.
Por nëse Fevziu e do fare seriozisht këtë temën idiotike të kasetave, e po të dojë edhe të udhëtimeve jashtë shtetit të ministrave natyrisht, atëherë dihet botërisht, unë jam gjithnjë i tiji, gati për t’u përballur me opozitën e vetme që ka mbetur pa dalë krejt mendsh e boje në këtë vend - pavarësisht lajthitjeve të teketukshme live si kjo e 7 ministrave, të cilat kanë edhe anën e tyre humoristike
***Bashkëngjitur 6+1 udhëtimet e Blendit
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
