Nga drejtësia te Inteligjenca Artificiale, zbardhet axhenda e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS. Ja gjashtë panelet

Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbajë sot Kongresin, e cilësuar nga vetë mazhoranca si të jashtëzakonshëm, teksa është mësuar edhe axhenda.
Sipas agjendës të bërë publike, punimet e kongresit nisin në orën 11:45 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.
Ndërkohë, dje kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi teksa foli për kongresin ndër të tjera tha se do të bëhet një përmbledhje e gjithë rrugëtimit të qeverisë dhe do të reflektohet mbi gjërat që duhen të bëhen më mirë si dhe për projektin e Shqipërisë 2030.
“E jashtëzakonshme është se nuk është as zgjedhor dhe as sipas rutinës. Është një kongres që bëhet për të bërë një përmbledhje, për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mirë dhe për të përcaktuar vizionin tonë për Shqipërinë e vitit 2030″ -u shpreh Çuçi.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
