Nga interpelanca e Salianjit me Ballën, te ajo e Zhupës me Manastirliun, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

2 Maj 2024, 08:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga interpelanca e Salianjit me Ballën, te ajo e Zhupës me

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare. Ashtu siç edhe është përcaktuar, seanca plenare është parashikuar që të nisë në orën 10:00.

Teksa pritet që seanca e sotme të shoqërohet me debate, në rendin e ditës janë përcaktuar dy interpelanca.

Interpelanca e parë është ajo me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, kërkuar nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ndërkohë, Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.4.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministrin e Brendshëm, zotin Taulant Balla, kërkuar nga
deputeti Ervin Salianji.(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

4. Interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).

5. Projektligj “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

7. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e
Gjykatës”.

8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet
ushqimore”.

9. Dekret nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa
dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.

10. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të bordit të Entit Rregullator të
Energjisë”.

11. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të
Energjisë”.

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

Po ndodh...

ide