Nga shkarkimi i Erion Veliajt, te emërimi i tre zv/ministreve, publikohen vendimet e Qeverisë

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa vendime të rëndësishme që sjellin ndryshime në përbërjen e institucioneve qendrore dhe vendore. Vendimet përfshijnë emërime të reja në postet e zëvendësministrave, lirime nga detyra dhe një shkarkim të bujshëm në pushtetin vendor.
Emërime të reja në qeveri:
Edona Bilali është emëruar Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Silva Caka është emëruar Zëvendësministre e Punëve të Brendshme. Eugena Tomini është emëruar Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Andi Mahila, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, është liruar nga kjo detyrë.
Mira Kapisyzi, Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, është liruar gjithashtu nga detyra.
Një nga vendimet është edhe ai për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i formalizuar me vendimin nr. 69, datë 23.9.2025.
Vendimet e Këshillit të Ministrave:
Në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime që lidhen me ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve.
Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Eugena Tomini emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë
Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


