Ngërç në një KZAZ në Dropull, opozita nuk ka dërguar ende emrat e komisionerëve dhe numëruesve! Çështja e vulës së humbur ende në hetim
7 Maj 2025, 21:08 / POLITIKË

Në KZAZ-në nr. 83 në Bashkinë Dropull, procesi zgjedhor po përballet me një situatë të njohur, pasi opozita ende nuk ka dorëzuar emrat e komisionerëve dhe numëruesve, edhe pse afatet ligjore kanë përfunduar.
Situata në këtë KZAZ është përkeqësuar edhe nga një incident i ndodhur rreth 20 ditë më parë, kur u denoncua zhdukja e vulës zyrtare.
Rasti është nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur edhe një masë gjobë ndaj kësaj njësie për mosrespektim të procedurave.
Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, materialet zgjedhore kanë mbërritur në të 7 KZAZ-të pa raportime problematikash të tjera.
Dropulli mbetet i vetmi rast ku përgatitjet zgjedhore shoqërohen me vonesa dhe paqartësi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


