Nikoll Lesi thirrje Berishës: E ktheve PD-në në gazin e botës, tani largohu sa më parë se nuk e mund dot kurrë Ramën

25 Shtator 2023, 12:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Nikoll Lesi thirrje Berishës: E ktheve PD-në në gazin e
Nikoll Lesi shkruan se pas humbjes edhe në Kukës, pas skandalit seksual të Safet Gjicit, Sali Berisha duhet të largohet, pasi nuk e mund dot kurrë Edi Ramën.

“Opozita, por kryesisht PD, është në ditët e saj më të errëta të historisë së saj. Sherre, rrahje me njeri tjetrin, gjyqe, dajak; me pak fjalë janë bërë gazi i botës dhe po turpërojnë çdo demokrat që ka sakrifikuar në këto 32 vite.

Nuk po analizojmë fajin nëse e ka Sali Berisha apo Lulzim Basha, pasi shumicën e demokratëve e ka Saliu, por kjo nuk mjafton për të rrëzuar Edi Ramën.

Me 14 maj Berisha mori një rezultat katastrofal në bashkitë e vendit. Natyrisht që e luftuan dhe e prenë në besë me vulën dhe emrin e PD, por kur krijon besim dhe shpresë, njerëzit të vijnë pas teje edhe pa sigël. Mjafton emri Sali Berisha që të mbushej kutia e votimit, por votuesit nuk kanë më besim se Berisha i kthen në pushtet e ndaj shkojnë pas pushtetit të kryeministrit Rama. Ose nuk dalin fare në votime.

Shansi i fundit për Berishën ishin zgjedhjet e parakohshme në Kukës, një bastion historik demokrat dhe pas një skandali seksual, ku socialistët do ta kishin të vështirë të bënin fushatë. Por fatkeqësisht për opozitën, për demokracinë, prapë Berisha humbi zgjedhjet, pasi duket trendi në Kukës në këto momente. Aqsa nxori edhe kryeministrin Rama të shkruante në facebook, akoma pa mbaruar numërimi.

Ja se çfarë shkruan Edi Rama: “Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, u shpreh Rama.

Me Kukësin, Sali Berisha, humbi çdo të drejtë për drejtimin e opozitës. Ai më mirë ti përkasë historisë, sepse ka bërë histori, dhe të mos mbetet monopatëve të politikës duke u tërhequr zvarrë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ai duhet në opozitë, por jo si drejtues. Berisha ka fuqi elektorale, por jo sa të rrëzojë Edi Ramën.

Berisha ka shansin e largimit pa turp nga politika direkte, duke gjetur forma për një përbashkim tjetër demokratësh dhe lider të ri në PD e vertetë”, shkruan ai në gazetën e vet.

ide