Nis gjyqi i Veliajt ndaj gazetarit Bledian Koka, intervistoi ish ortakun e italianit të Inceneratorit të Tiranës

20 Prill 2023, 10:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Nis gjyqi i Veliajt ndaj gazetarit Bledian Koka, intervistoi ish ortakun e

Pasi kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi ta padisë për shkak të denoncimit të skandalit të lidhjeve iraniane, ka reaguar gazetari Bledian Koka. Përmes një postimi në rrjetet sociale Koka njofton se sot në orën 12.30 do të shkojë në gjykatë si i paditur nga Erion Veliaj.

Reagimi i gazetarit

Sot!

Mbas 39 vitesh e 11 muaj jetë, në orën 12.30 do të shkoj në gjykatë për herë të parë në jetën tim si i paditur!

Nuk jam paditur as se kam dhënë leje ndërtimi, as se kam firmosur për inceneratorë që nuk ekzistojnë, as se kam korruptuar një prokuror për të mbyllur vrasjen e Ardit Gjoklaj (ndjese pastë), as kam pritur në zyrat e shtetit pjesëtarët e Ndraghetas për pastrim parash në kullat e betonit, as se kam mashtruar të gjithë dynjanë se sa të jem në krye të Bashkisë së Tiranës nuk do të ketë ndërtime, as se pretendoj se kam mbjellë 1 milion pemë, as se kam kërcënuar me sms ndonjë pronar mediash, as se kam prishur Teatrin Kombëtar e as se kam shkatërruar një kryeqytet ku jetojnë 1 milion njerëz vetëm për interesat dhe axhendën time personale politike!

PS. Ai që ka bërë të gjitha këto, më ka paditur mua se unë kam folur për të gjitha këto, dhe ai është Erion Veliaj!

VO. Ftoj të gjithë kolegët e medias që pasi të njihem më saktë se për çfarë akuzohem, ta ndajmë atë dhe me publikun e gjerë me një deklaratë... dhe po nuk iu lanë të vini, asnjë problem. Jemi prapë shokë.

Nis gjyqi i Veliajt ndaj gazetarit Bledian Koka, intervistoi ish ortakun e

Si nisi historia?

Disa ditë më parë gazetari Bledian Koka ka publikuar një intervistë me një ndër ish aksionerët italianë që solli në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një incenerator nga Rumania, refuzuar më herët edhe nga Zimbabve.

Veliaj lajmëroi se do e hedhë në gjyq gazetarin, duke shënuar kështu rastin e parë në botë që hidhet në gjyq një gazetar pse bën intervistë me një tjetër, që nuk është ai që e hedh në gjyq.

Ndërkaq Koka i ka nisur pyetjet edhe Veliajt por ky i fundit i refuzoi intervistën.

Nis gjyqi i Veliajt ndaj gazetarit Bledian Koka, intervistoi ish ortakun e

 

 

 

Po ndodh...