Sherri/ Elezi-Haklajt: Të kanë rras kasetën. Haklaj: Njeriu i kasetave dhe bibilushëve je ti!

20 Prill 2023, 10:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Sherri/ Elezi-Haklajt: Të kanë rras kasetën. Haklaj: Njeriu i

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj dhe ish-kryetari i PD në Kukës u përfshinë në një debat në tryezën e Spotlight teksa bisedonin për zgjedhjet e 14 Majit dhe përçarjen e demokratëve.

Sipas Haklajt, për demokratët është e rëndësishme të dinë që duke votuar listën e Këshillit Bashkiak nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ votojnë kështu listën e Partisë së Lirisë duke u bazuar në përqindjen e përbërjes së tij.

Për Elezin, si duket ishte mjaft e vështirë të komunikonte me Haklajn dhe iu drejtua duke i thënë se po flet njëjtë si me kasetë. Ky koment nuk u prit aspak mirë nga Haklaj, prej të cilit nuk mungoi as përgjigjjia e menjëhershme.

Pjesë nga debati:

Ibsen Elezi: Që Azgani të ishte në rregull me arsyetimin dhe t’i drejtohej votuesve duhet që grupi i Alibeajt të kishte nxjerrë kandidat… 

Azgan Haklaj: Nuk është grupi i Alibeajt, është Partia Demokratike e Shqipërisë. E ka vendos dhe KQZ dhe KAS...

Ibsen Elezi: Jam edhe unë Partia demokratike që më ka përjashtuar Alibeaj

Azgan Haklaj: Pse t’ka përjashtu? Ke ik vetë ti.

Ibsen Elezi: M’ka përjashtu, bashkë me Lulzim Bashën. 

Azgan Haklaj: Ke ik vetë.

Ibsen Elezi: A e di ti, a e di unë?

Azgan Haklaj: S’ka vendim që të ka përjashtuar Alibeaj, ti ke kandiduar përballë Berishës, ke çertifikuar zgjedhjet e Sali Berishës.

Ibsen Elezi: A ta vazhdoj fjalën…

Azgan Haklaj: Rithemelimi, zotëri nuk është entitet as juridik, as politik, Berisha është udhëheqës shpirtëror i ‘Bashkë Fitojmë’…

Ibsen Elezi: A t’kanë fut kasetën? A t’kanë rras kasetën?

Azgan Haklaj: Demokratët shqiptarë nuk mund të shkojnë atje, lista e këshillit… 50 përqind e listës së këshillit është nga Partia e Lirisë, pastaj demokratët duhet ta kenë të qartë, po votuan atë listë, kanë votuar dhe Partinë e Lirisë.

Ibsen Elezi: Unë nuk jam msu me fol me kasetë njëherë.. A t’flas unë tashi?

Azgan Haklaj: Kasetën e ke ti n’xhep! Dhe njeriu i kasetave je ti. Edhe i atyre bibilushave je ti, unë nuk jam njeri kasetash. Unë jam njeri fjale dhe kam argument fjalën.

Po ndodh...