Nis procesi i numërimit në Kukës/ Pandeli Majko: Qytetaria kuksiane foli, presim rezultat pozitiv

24 Shtator 2023, 23:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Nis procesi i numërimit në Kukës/ Pandeli Majko: Qytetaria

KUKËS- Me katër orë vonesë ka nisur procesi i numërimit të votave në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Kukës, Pandeli Majko tha për ABC News se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente.

Ai theksoi se PS-ja pret rezultat fitues, por ky vullnet sigurisht  duhet të konfirmohet pas numërimit të votave, që qytetarët kuksianë kanë hedhur në kutitë e votimit.

“Procesi ishte i qetë. Qytetaria kuksiane tregoi se këtu do të fitojë më i miri. Ne presim rezultat pozitiv, tani qytetarët e vendosin”, tha Majko.

Në garë për bashkinë e Kukësit janë Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

Po ndodh...

ide