"Njerëzit duan vendosmëri te liderët"/ Enton Abilekaj kundër “shëtitjeve” para zyrës së Ramës: Po nuk sakrifikove vetë, njerëzit nuk të bashkohen!

5 Janar 2026, 23:33 / POLITIKË ALFA PRESS
"Njerëzit duan vendosmëri te liderët"/ Enton Abilekaj

Analisti Enton Abilekaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh kundër mënyrës se si po proteston opozita kundër qeverisë Rama, me premtimin se do ta largojë nga pushteti. Ai u shpreh se nëse do të kete protesta masive qeveria nuk do të rezistojë dhe njerëzit duan të shohin vendosmëri te liderët.

“Ajo që tha Lapaj se nëse rrimë aty dhe për një javë, bie qeveria. Një prani e madhe njerëzish 50-100 mijë do të krijonte tension të madh dhe nuk ka qeveri që reziston aq më pak nëse do të këtë protestë kombëtare. Mungesa e pjesëmarrjes është se kanë parë se ka manifestime, jo se si rrëzohet qeveria.

Nëse duan të udhëheqin protestën nuk shkojnë dhe vijnë me makina dhe njerëzit shtohen.

Po nuk sakrifikojë njeri nuk bashkohen njerëzit. Njerëzit duan vendosmëri te liderët’- tha Abilekaj.

Po ndodh...