“Njëri godet Irenën, tjetri Olsin”/ Alibeaj: Sulmet politike ndaj SPAK të ulëta, të zgjatet mandati i prokurorëve

14 Shkurt 2025, 23:23 / POLITIKË ALFA PRESS


“Njëri godet Irenën, tjetri Olsin”/ Alibeaj: Sulmet

Themeluesi i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin Log. në News 24 të moderatorit Endri Xhafo foli për sulmet e politikës ndaj SPAK.

Alibeaj tha se njëri politikan godet Irenën dhe tjetri Olsin. Ai shtoi se sulmet politike ndaj SPAK janë të ulëta, duke kërkuar që mandati i prokurorëve të Strukturës së Posaçme të zgjatet.

Enkelejd Alibeaj: Është e rëndësishme që të zgjatet mandati i prokurorëve të SPAK. Prokurorëve po iu bëhet sulm personal. Njëri godet Irenën, se e konsideron kundërshtare, tjetri godet Erjonin, njëri godet Dumanin, tjetri godet Olsin.

Ky është anormaliteti më i madh. Është institucion dhe në institucion janë të gjithë njësoj, se të gjithë sakrificën e kanë njësoj. Prokurorët e SPAK janë kërcënuar dhe kjo është e rëndë.

 

Po ndodh...