"Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti", Berisha i del në krah Metës, sulmon Kryemadhin: Monika po, të kushëririt të vet
5 May 2026, 13:10 / POLITIKË

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i doli sërish sot në mbrojtje Ilir Metës i cili u shfaq pak ditë më parë në kafazin e qelqtë gjatë një seance në GJKKO.
Berisha iu referua një prej akuzave të SPAK-ut për Metën për përdorimin e dy kartave të kreditit në emër të një të afërmi të Monika Kryemadhit.
“Unë nuk bëj avokatin e Metës, por dërguan letërporosi në SHBA për të bërë hetim për karta krediti, pasi thonë që kanë përdorur ky (Meta) dhe Monika 2 karta krediti të kushëririt të saj. Ka dëshmitarë dhe fakte që Ilir Meta nuk ka përdorur kartë krediti kurrë, as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt të vet. Që e ka kushëri e ka ajo zonja. Mashtrojnë se kanë përdorur 2 karta”, deklaroi Berisha.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Nga Irena Beqiraj
Atdheu pa semaforë
Nga Ervin Qafmolla
Historia nuk mund të përsëritet më!
Nga Mirela Karabina
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

