Numërohet më shumë se gjysma e qendrave të votimit në Tiranë, ja rezultati

15 Maj 2023, 12:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Numërohet më shumë se gjysma e qendrave të votimit në

Në Bashkinë e Tiranës janë numëruar deri tani 586 kuti votimi nga  941 kuti të numëruara.

Nga të dhënat e publikuara nga KQZ, kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj ka marrë deri tani 97276 vota ose 54,42 për qind.

Kandidati i “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë deri tani 62259 vota ose 34,83 për qind

Në vend të tretë për nga numri i votave renditet Arlind Qori 8498 vota ose 4, 75 për qind. Pas tij renditen Roland Bejko me 7687 vota, Marko Dajti me 1693 dhe Lajla Përnanka me 1350 vota.

Kur janë numëruar më shumë se gjysma e QV në Tiranë, Erion Veliaj kryeson me 35 mijë vota ndaj kandidatit të “Bashkë fitojmë” Belind Këlliçi.

Numërohet më shumë se gjysma e qendrave të votimit në

 

Po ndodh...