Gjergji Nika: Zbythet Mersini, tërheq projektvendimin për plazhet e Vlorës, pas miratimit në Këshillin Bashkiak!

5 Mars 2026, 17:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjergji Nika: Zbythet Mersini, tërheq projektvendimin për plazhet e

Nga Gjergj Nika

Bashkia me arrogancë tërheq vendimin për plazhet!

Po “Vlora Invest”, mbi çfarë baze ligjore qëndron?

Ajo që po ndodh me vendimmarrjen për plazhet në Bashkinë e Vlorës nuk është thjesht një paqartësi administrative. Është një situatë që ngre dyshime serioze ligjore dhe politike për mënyrën se si po menaxhohen pasuritë publike të qytetit.
Fillimisht, kryetarja e bashkisë paraqiti në Këshillin Bashkiak projektvendimin për miratimin e menaxhimit të plazheve. Mbi bazën e këtij miratimi, mes debatesh të forta publike dhe politike, u krijua edhe shoqëria “Vlora Invest”, një shoqëri e ngritur enkas për të marrë në dorë menaxhimin e plazheve të qytetit.
Por ajo që e bën situatën edhe më problematike është fakti se i njëjti projektvendim pas miratimin me votat e këshilltareve socialistë është tërhequr më pas me firmën e vetë kryetares së bashkisë,dhe nuk është dërguar pranë institucionit të Prefektit për kontrollin e ligjshmërisë, siç e kërkon procedura.
Ky projektvendim nuk është dërguar pranë institucionit të Prefektit për kontrollin e ligjshmërisë, siç e kërkon procedura ligjore për aktet e Këshillit Bashkiak.
Kjo situatë nuk lë më vend vetëm për paqartësi, por ngre një problem shumë më të madh: nuk mund të shprehet dhe garantohet edhe ligjshmëria e shoqërisë “Vlora Invest”, pasi ajo është krijuar pikërisht mbi bazën e këtij projektvendimi dhe për një qëllim të vetëm — menaxhimin e plazheve.
Në momentin që akti bazë tërhiqet dhe nuk kalon kontrollin e ligjshmërisë, automatikisht vihet në pikëpyetje edhe vetë baza ligjore e funksionimit të kësaj shoqërie.
Në aspektin ligjor, kjo krijon një situatë të papranueshme: një strukturë që pretendohet të administrojë pasuri publike, ndërkohë që aktet mbi të cilat mbështetet janë të paqarta dhe tërhiqen gjatë rrugës.
Në aspektin politik, kjo tregon një mënyrë vendimmarrjeje të paqëndrueshme dhe pa transparencë, ku fillimisht ndërmerren hapa të mëdhenj për administrimin e plazheve dhe më pas tërhiqen aktet pa asnjë sqarim për këshillin e bashkisë edhe për qytetarët.

Po ndodh...