Grabitja e armatosur në qendrën “Concord” në Tiranë, arrestohet autori
5 Mars 2026, 16:15 / AKTUALITET

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes me armë të ndodhur ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord”, në zonën e “5 Majit”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur i dyshuari hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të vjetra.
Pas grabitjes, ai është larguar me një motor nga vendi i ngjarjes.
Më vonë është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij, ndërkohë, pritet që policia të japë më shumë detaje mbi identitetin e tij dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128