
Nuredin Dumani jep urdhra nga burgu? Taulant Balla: Nuk jap asnjë koment

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku u pyet edhe për personazhe të njohur të botës së krimit.
Ai u pyet për rastin e Nuredin Dumanit i cili arrin të flasë lirshëm nga qelia e burgut e madje ka akuza se ai nga burgu vendos gjoba dhe porosit vrasje.
I pyetur se çfarë statusi ka Nurdin Dumani përveçse i penduar i drejtësisë dhe çfarë kontrolli ka Policia e Shtetit ndaj individëve të tillë me rrezikshmëri të lartë, Balla tha:
“Etikën e Ministrit të Brendshëm nuk do e thyej asnjëherë për të hyrë në vlerësime konkrete për elemente kriminalë të caktuar. Nuk i takon Ministrit të Brendshëm të japë asnjë koment, jo për këtë, por për asnjërin prej tyre.
Fatmirësisht ky person është në duart e drejtësisë. Policia e shtetit ka detyrën të gjejë, të garantojë pronat dhe ti vendosë para drejtësisë. Nga ky moment e tutje, natyrshëm policia vazhdon ti mbikëqyr, por mua nuk më lejohet të bëj asnjë koment as për rastin në fjalë e as për një rast tjetër”,-tha ministri Balla.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128