"Nxënësit enden si hebrenjtë në shkretëtirë", Myshketa denoncon strukturat në Durrës: Të gjendet një vend i përshtatshëm ku të ndërtohet shkolla

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë në Durrës, Joni Myshketa ka sjellë edhe njëherë në vëmendje mungesën e rindërtimit të shkollë së mesme "Gjergj Kastrioti" në qytetin Bregdetar.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Myshketa shkruan se gjimnazi prej 5 vitesh është jashtë funksionit, duke vështirësuar procesin mësimor të studentëve.
Ai më tej thotë se punimet janë ndërprerë për shkak të gjetjeve arkeologjike në themelet e shkollës, e vetmja pengesë është gjetja e një vendi tjetër për ndërtimin e saj pasi projekti dhe fondet janë të miratuara.
Reagimi i plotë:
Te nderuar miq!
Foto eshte pjese nga gjetjet arkeologjike ne sheshin ku nisen germimet per rindertimin e shkolles se mesme te pergjithshme "Gjergj Kastriotit", ose thjesht Gjergjit sic I kane thene prej vitesh mijera gjimnazist durrsak.
Po futemi ne vitin e 5 post termetit te 2019-tes nje plage e hapur per qytetin dhe qytetaret qe vazhdojne ende sot e kesaj dite te vuajne pasojat e asaj fatkeqesie kjo edhe si rrjedhoje e keqmenaxhimit, papergjegshmerise dhe korrupsionit qe ka kapluar dhe ulur kembekryq ne cdo institucion cka tregon qartazi frymen kolektive te kesaj qeverie "rilindase".
Nje nga gjimnazet me te rendesisheshm te qytetit ka 5 vite qe nuk funksionon. Gjimnazistet marrin dijet e tyre ne shkollat 9 Vjecare te cilat nuk I permbushin kushtet akademike/sportive/laboratoret etj, nje mesim I cunguar nga kushtet oraret jo te plota, neser do te na kthehet ne bumerang e gjithe kjo pasi po ndikojme negativisht ne rritjen dhe arsiminin e qytetarve te rinj!
Dhe pas 5 vitesh nxenesit e Gjergjit enden si hebrenjte ne shkretetire pa pasur nje zgjidhje reale se cfare do ndodhe me ta.
Per hir te vertetes mozaiku I gjetur ne ate terren dhe perreth tij perben nje zbulim teper te rendesishem sipas arkeologeve dhe na verteton dhe nje here thesarin e cmuar te nentokes se Durresit e cila duhet nxjerre ne pah pasi tregon qarte madheshtine e tij nder shekuj dhe eshte nje pike e forte e jona, nje avantazh per tu krenuar e per tu ruajtur e reklamuar duke e bere te aksesueshem per turistet vendas e te huaj e kesisoj nje vlere e shtuar per te gjithe qytetaret durrsak e jo vetem.
Punimet per rindertimin e shkolles jane nderprere per arsyet me siper dhe eshte akorduar nga bashkia nje fond prej afro 13.000.000 lekesh per zbulimin e ketij sitit arkeologjik.
Deri ketu shume mire dhe uroj dhe mbeshtes nismen qe pasuri te tilla te pacmuara te dalin ne siperfaqe duke u ruajtur e mirembajtur e jo duke riperseritur ngjarjet e shkuara ku qellimisht I kemi shkaterruar e mbuluar me beton si rasti I Velieres se "famshme", asaj grope thithese te parave tona, nen kurriz te historise dhe ne ngritje te nje objekti krejt pa vlere.
Gjetja, ruajtja dhe mirembajtja e nentokes se Durresit eshte nje detyrim I bashkise dhe ministrise perkatese.
Rasti ne fjale pra zbulimi arkeologjik ndodhi rishtaz dhe I bej thirrje Bashkise qe te marre te gjitha masat e nevojshme per ti dhene nje zgjidhje sa me te shpejte e te pershtatshme pasi nuk mundet te pritet edhe 5 vite te tjera me kete situate.
Te gjendet nje vend I pershtatshem se ku do te ndertohet shkolla, pasi projekti eshte gati gjithashtu dhe fondet pa humbur as edhe nje dite me teper.
Viti I ri akademik po troket dhe mijera nxenes presin te ulen ne bankat e shkolles, ne shtepite e dijes, ne vatrat qe furnizojne nje popull me dije, kulture dhe burimet njerezore per te ardhmen, pra institucionit me te rendesishem te nje shteti.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

