Toyota ishte e vjedhur në Bjellorusi, arrestohet në Kapshticë 61 vjeçari

Një automjet i vjedhur në Bjellorusi është sekuestruar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Efektivët e policisë kufitare kanë konstatuar se mjeti që rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Bjellorusia, drejtohej nga një 61 vjeçar që po linte territorin shqiptar për të hyrë në Greqi, ku edhe banon.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. T., 61 vjeç, banues në Greqi, pasi në dalje të RSh-së, automjeti tip “Toyota” që drejtonte rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Bjellorusia. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

