Ofendimet në Kuvend, Spiropali mbyll seancën: Është cenuar rendi, të gjithë deputetët të kërkojnë falje!

5 Dhjetor 2024, 13:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Ofendimet në Kuvend, Spiropali mbyll seancën: Është cenuar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur mes tensioneve seancën e sotme parlamentare, pas kërkesës së kreut të Grupit të PS-së, Niko Peleshi, për të shtyrë diskutimin e pikave të rendit të ditës në seancën e ardhshme.

“Seanca në këto kushte, do të kërkoja në emër të Grupit të PS që pikat e rendit të ditës të votohen seancën e ardhshme”, tha Niko Peleshi, pas rinisjes së seancë që u ndëpre për shkak të ofendimeve të deputetëve të PS dhe PD ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit u shpreh se rendi në Parlament ishte cenuar seriozisht dhe apeloi deputetët të kërkonin falje për gjuhën e përdorur.

Më pas, Spiropali njoftoi mbulljen e seanës parlamentare, teksa shtoi se data e seancës së ardhshme do të njoftohej në një moment të dytë.

Elisa Spiropali: Rendi në seancë është cenuar seriozisht, gjuha e përdorur në seancë, dhe nuk po i vë gishtin as njëri as tjetrit, duke qenë se gjuha e urrejtjes, denigrimit ndikon në të gjithë shoqërinë shqiptare, dua t;ju bëj thirrje deputetëve të përmbaheni në fjalorin ndaj njëri-tjetrin. Kjo sallë nuk përfaqëson vlerat e dialogut, ju bën thirrje deputetëve të kërkojnë falje.

Të mbyllet seanca plenare dhe pikat e rendit të ditës të kalojnë në seancën e ardhshme plenare dhe të diskutohen me seriozitetin që duhet.

Seanca mbyllet këtu, pikat e rendit të ditës janë tërhequr. Do diskutojmë në seancën e radhës.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128