“Opozita e përçarë mori fund”/ Noka reagon pasi Apeli i dha vulën e PD-së Rithemelimit

11 Qershor 2024, 13:40 / POLITIKË ALFA PRESS

“Opozita e përçarë mori fund”/ Noka reagon pasi

Flamur Noka ka reaguar pasi Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi t’i jepte vulën e PD-së, grupimit të Rithemelimit të Berishës.

Ai u shpreh se ky është një vendim i mirë për demokratët, të cilët do të jenë më të bashkuar.

Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë më integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh. E vërteta që janë demokratët ata që vendosin për PD. Demokratët sot janë të bashkuar, sot vendimi i gëzon ata, por sot është një ditë e keqe për regjimin. Një opozitë e përçarë ka marrë fund, sot Shqipëria ka një PD të vërtetë dhe një opozitë të bashkuar dhe të vërtetë.”– tha Noka.

 

Po ndodh...