
Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së, Rithemelimit të Sali Berishës

11 Qershor 2024, 13:26 / POLITIKË
Vula e Partisë Demokratike do të jetë në dorën e Sali Berishës. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe duke ia dorëzuar Sali Berishës.
Që do të thotë se Apeli, me vendimin e sotëm, la në fuqi vendimin e ish-gjyqtarit Agron Zhukri, që ligjëroi vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri.
Pas kësaj, me anë të një reagimi të shkurtër për mediat, deputeti i Rithemelimit", Flamur Noka, pati një mesazh: “Ftojmë gjithë demokratët të kthehen në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128