
"PD harxhon energji për alibitë e dështimeve"/ Poli Hoxha: Primaret dhe protesta e Tik Tok, taktikisht të panevojshme në fushatë!

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se opozita vazhdon të humbasë energji përpara zgjedhjeve me protesta për TikTok apo primare, nga të cilat do t’i duhet kohë të rikuperohet.
Hoxha ironizoi dhe manifestimin e fundit këtë të shtunë, duke u shtuar se protestat duhet të organizohen si duhet në të kundërt të mos bëhen fare, pasi në këtë mënyrë opozita ka dëmtuar veten.
“Jam i zhgënjyer sesi kjo opozitë bën veprime përpara fushatë dhe harxhon energji për të rikuperuar. Kështu u bë dhe me primaret. Opozita mund të bëjë një konferencë, ta çojë në Kushtetuese dhe e fiton. Ose bëj protestë dhe merr masa të mbushësh sheshin. Të bësh autodisfatizëm unë skam parë. O merr masa e bëj tamam dhe mos e bëj. Mediat sot nuk kanë pasur nevojë të ngrenë as dronin. Unë po flas për taktikat. Unë nuk thashë që nuk keni të drejtë të protestoni. Edhe të bashkia ishin 100 veta dhe 1000 policë mbrapa. Rama kërkon të thotë që kam një opozitë të fuqishme. Ai në një farë mënyre thotë që këta janë të vetmit për mua. Ai në disa raste dhe ka provokuar”, tha Hoxha.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128