PD e vendosur në zbatimin e skenarit të saj/ Bojkot Komisioneve Parlamentare, në Kuvend tension dhe kaos
1 Tetor 2024, 10:39 / POLITIKË

Në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjt, opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj. Një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvend, sot ata kanë bojkotuar Komisionet Parlamentare.
Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ilva Gjuzi, por siç duket nga pamjet, karriget e deputetëve të opozitës janë bosh.
Ndërkohë ditën e djeshme deputetët e opozitës paralajmëruan se çdo të hënë dhe të enjte nuk do të lejojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
Po ashtu në datën 7 tetor në orën 18:00 opozita ka njoftuar një protestë kombëtare, e cila do të nisë në Kryeministri dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
