Orjola Pampuri: Pensionistët, kategoria më e nëpërkëmbur nga qeveria. Indeksimi 4.1 %, tallje
Në një reagim, deputetja e PD - Demokratët Euroatlantikë, Orjola Pampuri, shprehet se pensionistët vijojnë të mbeten kategoria më e nëpërkëmbur nga qeveria, ndërsa indeksimi 4.1% është tallje me pensionistët, në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës janë rritur mbi 40%.
Më poshtë reagimi i plotë:
Pensionistet vijojne te mbeten kategoria me e neperkembur nga qeveria. Indeksimi me 4.1% i pensioneve eshte thjesht tallje me pensionistet, kur cmimet e produkteve te shportes jane rritur mbi 40%.
Ku shumica e pensionisteve duhet te shtojne para nga xhepi per te zevendesuar barnat e listes se rimbursimit, te cilat kane cilesi qe le per te deshiruar, me medikamente te certifikuara nga EMA dhe FDA, te cilat shtojne shpenzimet e pensionisteve, qe me pensionet qe marrin shpesh e kane te pamundur.
Sic eshte rasti i Xarelto i cili ne listen e rimbursimit eshte zevendesuar me nje medikament te nje cilesie qe le per te deshiruar, dhe pensionistet duhet te shtojne me shume se dyfishin e rritjes qesharake te pensionit vetem per te blere XARELTO.
Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë dhjetra milionë euro, për katër konçesione ne shendetesi që sot janë nën hetim nga drejtësia dhe SPAK.
Vlerat e konçesioneve në Shëndetësi për 2024
Për konçesionin e;
Check up 9.3 milione euro
Setet kirurgjikale 18.3milion euro
Dializa 9.7 milion euro
Laboratorëve 20 milion euro
Fondi qe ishte parashikuar per PPP-te gjate 2024, rezulton:
a) 3.5 here me i larte se fondi i parashikuar per rritjen e pensioneve, apo;
b) Rreth tre here me i larte se fondi i ndihmes ekonomike per 64 mije familje qe trajtohen nga kjo skeme mbeshtetese.
Sot shqiptarët përballen me një keqqeverisje që po gërryen shtetin e së drejtës, demokracise dhe mirëqënien.
Vijohet me propagandë për rritje pagash e pensionesh.
Ne shendetesi shkojnë cdo vit pagesa për 4 koncesionaret e PPP, plot 50 milion euro.
Shqiperia mban rekord per shpenzime jashtë sistemit, pra “para nga xhepi” i shqiptarëve me mbi 60% për trajtime ndaj sëmundjeve të cilat janë rritur nga viti në vit. Pra efekti parandalues që do të duhet të kishim nga diagnostikimi në kohë nëpërmjet check-up e cila targeton pikërisht popullsinë më potenciale për patologji kronike e të rënda është në fakt një dështim i plotë.
Ne nje realitet te tille, lufta per karrige e kujtdo eshte skandali me i madh qe po i ndodh ketij vendi, pasojat e te cilit po i vuajne shqiptaret.
Ata qe kane vendosur te mbajne peng fatet e shqiptareve duke u shitur si heronj te dhunshem apo si shpetimtaret e ketij vendi, do te jene personat qe do mbajne mbi supe pergjegjesine me te madhe, ate te rrenimit te demokracise duke bashkuar votat me te keqen me te madhe te ketij vendi Edi Ramen per ceshtje radikale qe lidhen me te ardhmen e Shqiperise.
Ata qe sot drejtojne gishtin hipokrit ndaj te tjereve, ate gisht duhet t'ia vene kokes se tyre per te gjitha veprimet dhe levizjet politike pragmatiste me pasoja qe nje dite do tu kthehen ne boumerang.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128