Ortaku i Shkëlzenit, 20 leje ndërtimi nga Veliaj për të pastruar paratë e "revolucionit", a do të hetojë SPAK burimin?

27 Shkurt 2023, 11:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Ortaku i Shkëlzenit, 20 leje ndërtimi nga Veliaj për të

Shkëlqim Beshiri, partneri në biznes i financuesit të "revolucionit", Shkelzen Berisha, vazhdon të pastrojë paratë përmes ndërtimeve në të gjithë Tiranën. Miliona euro që dalin prej aktiviteteve të paqarta dhe të padeklaruara të Berishës, futen në lavatriçen e Beshirit dhe kthehen në kulla betoni.

Këtu futet në lojë edhe kryetari bashkisë Tiranë që ka firmos mbi 20 leje ndërtimi për kompaninë LIM-EM, në pronësi të Shkëlqim Beshirit.

Kjo është faqja zyrtare e kompanisë në internet ku shfaqen dhjetëra kulla të firmosura nga Erjon Veliaj:

https://lim-em.al/godinat/ 

Janë mijëra metra katrorë ndërtim të cilat përdoren nga ortaku i Shkëlqim Beshirit si lavatriçe për paratë e Shkëlzenit.
Ky i fundit e përdor këtë operacion ndërtimi për të futur në qarkullim paratë që vijnë nga burime të errëta dhe që më pas kthehen si para të pastra.
Kaq mjafton që SPAK të hetojë dhe të ndjekë paratë, për të arritur tek burimi i tyre.
Beshiri formon një trekëndësh me Shkelzen Berishën dhe Erjon Veliajn, i cili ka firmosur të paktën 20 leje ndërtimi për partnerin e biznesit të "armikut" të tij politik.

Me firmën e tij, Veliaj, nën petkun e biznesmenit Beshiri, i jep Shkelzen Berishës, mijëra metra katror apartamente, dyqane e garazhe të cilat kthehen në para që hidhen në aksionin politik të non gratës, për të marrë Partinë Demokratike.
Kjo aferë e re është me sa duket, vazhdim i asaj që e lidhte Shkëlqim Beshirin me pronën në Gjirin e Lalzit. Me sa duket ai është edhe njëfarë lidhje e fortë mes familjes Berisha dhe Rilindjes, në rastin konkret me Ramën e Veliajn. Si në rastin e Gjirit të Lalzit, ashtu edhe në rastin e 20 lejeve të ndërtimit në Tiranë, bekimi për partnerin e Xenit, siç e quan Lali Eri, është me firmën e dy "armiqve" politikë të Sali Berishës.

Provat janë të qarta, arrijnë në mijëra metra katror beton që shërbejnë si lavatriçe për paratë e dyshimta të ashtuquajturit, "revolucionil anti-Rama".
SPAK mjafton të hedhë sytë tek kullat e të ndjekë paratë. Destinacioni final, do të ishte shumë interesant./Alfapress.al

Po ndodh...